Home Fokus Vazhdojnë reagimet pas djegies së flamurit grek nga Skifterat e SC Gjilani

Vazhdojnë reagimet pas djegies së flamurit grek nga Skifterat e SC Gjilani

by rks2008

Mbrëmë pas ndeshjes SC Gjilani-APOEL Nicosia, tifozët ultra të Gjilanit, Skifterat, kanë djegur flamurin e Greqisë në Sheshin Skënderbeu

Për këtë gjest të tifozëve të Gjilanit kanë reaguar sot shumë institucione në Kosovë, përfshi edhe Ministrin e Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, SC Gjilani.

Por pas saj ka reaguar edhe Këshillit për Parandalimin dhe Luftimin e Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive.

Ky këshillë ka reaguar ashpër ndaj këtij gjesti të bërë nga Skifterat e Gjilanit.

“Këshilli për Parandalimin dhe Luftimin e Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive ka reaguar ashpër ndaj djegies së flamurit grek pas ndeshjes së mbrëmshme, Gjilani – APOEL Nikosia. Këshilli u bënë thirrje organeve kompetente që të hetojnë dhe zbulojnë kryesit e këtij akti, sa më shpejtë që të jetë e mundur, në mënyrë që të njëjtit të marrin dënimin e merituar”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.

“Flamuri i Greqisë u djeg nga një grup tifozësh të papërgjegjshëm në njërin nga sheshet e Prishtinës”, thuhet në këtë reagim.

Kryetar i Këshillit për Parandalimin dhe Luftimin e Dukurive Negative në Ngjarjes Sportive, është Besim Kelmendi.

Kujtojmë se SC Gjilani i rezistoi mbrëmë APOEL Nicosias për më shumë se 102 minuta lojë por në fund ata humbën me rezultat 0-2 pas dy shtesave dy herë nga 15 min.

Për këtë gjest ka reaguar edhe Ministria për Punë të Jashtme dhe e Diasporës, ku e kanë dënuar ashpër veprimin e tifozëve gjilanas.

“Dënojmë fuqishëm çdo lloj akti fyes të simbolit kombëtar të cilitdo shtet, në rastin konkret të Greqisë. Kosova dhe Greqia kanë vendosur dialog praktik, kanë zyra ndërlidhëse në kryeqendrat e tyre dhe të dyja palët punojnë për të thelluar dialogun edhe më tej”, ka deklaruar kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Për këtë djegie ka reaguar edhe vetë klubi i SC Gjilanit duke thënë se i dënon këto akte të liga.

““Pas veprimeve të disa individëve në natën e mbrëmshme gjatë zhvillimit të takimit Gjilani-APOEL, që kanë djegur flamurin e Greqisë, SC Gjilani dënon rënd këtë akt jo të hijshëm. Vepra të tilla nuk kanë vend në sportin më të popullarizuar në botë, e aq më pak te ne si komb ku duhet të jemi shembull në mikpritjen e ekspeditave udhëtuese”, thuhet në reagimin e klubit Gjilani në Facebook./GazetaExpress/

0 comment

You may also like

Leave a Comment