Home Fokus Suharekë, 83 të helmuar në dyqanin e hamburgerëve (VIDEO)

Suharekë, 83 të helmuar në dyqanin e hamburgerëve (VIDEO)

by rks2008

Dyert për klientë nuk u hapen që nga e mërkura nw njw lokal nw Suharekw, kur ato i mbylli inspektorati komunal.

Kjo me dyshimet se atje nga ushqimi që konsumuan gjatë ditëve të fundit, u helmuan disa qytetarë.

Në terren dolën menjëherë edhe inspektorët e Agjensisë së Veterinës e Ushqimit, teksa numri i atyre që u ankuan nuk ishte i vogël.

Si pasojë e kësaj, shumë persona kërkuan ndihmë mjekësore edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare këtu në Suharekë.

Ilir Berisha, pronar i lokalit ku ndodhi rasti, dyshon se e gjitha mund të jetë pasojë e përdorimit të disa preparateve gjatë servisimit të frigoriferit.

Kronikë e gazetarit Flamur Gajtani.

0 comment

You may also like

Leave a Comment