Home Rajon Pas deklaratës së Grenellit, Merkel pyetet nëse Trump e ka “magjepsur” – kështu reagon ajo

Pas deklaratës së Grenellit, Merkel pyetet nëse Trump e ka “magjepsur” – kështu reagon ajo

by rks2008

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është dukur e çuditur kur është pyetur nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka “magjepsur” atë.

Richard Grenell, ish-ambasador i SHBA’së në Gjermani, ka sugjeruar se një gjë e tillë ka ndodhur – komentet e tij ai i ka bërë të mërkurën, gjatë Konventës Kombëtare të Republikanëve.

Kur është pyetur për deklaratën e Grenellit, aktualisht i dërguar i posaçëm i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Merkel e ka vështruar gazetaren dhe ka thënë: “Çfarë ka bërë?”.

Kur gazetarja ka treguar se Grenell kishte thënë se Trump e kishte “magjepsur” Merkelin, udhëheqësja e Gjermanisë është ndalur dhe ka thënë “aha”, dhe më pas ka buzëqeshur.

Njerëzit e pranishëm në konferencën për media kanë filluar të qeshin – duke nxitur edhe të qeshurat e Merkelit.

Më pas, ajo ka refuzuar të komentojë, duke thënë se nuk flet për biseda private.

Dy udhëheqësit, Merkel dhe Trump, kanë pasur raporte jo fort të ngrohta gjatë katër vjetëve prej kur ky i fundit është zgjedhur numri një i Amerikës.

0 comment

You may also like

Leave a Comment