Home Kosovë Ofertat për IPKO-n, e mobilizojnë Qeverinë (VIDEO)

Ofertat për IPKO-n, e mobilizojnë Qeverinë (VIDEO)

by rks2008

Avdullah Hoti, Blerim Kuqi e Hikmete Bajrami tashmë e kanë marrë me serziozitet kërcënimin që po i vjen sigurisë së vendit me interesimin e një kompanie bullgare për blerje ne 100 për qind të aksioneve të IPKO-së.

Është zëdhënësi i Qeverisë, Xhavit Beqiri ai që i konfirmoi Klan Kosovës të premten, se kryeministri dhe ministrat e Zhvillimit Ekonomik dhe të Fnancave i kanë angazhuar vartësit e tyre për ta gjetur mënyrën e duhur për trajtimin e këtij rasti.

Kjo derisa ligjet aktuale nuk e definojnë se kujt mund t’i jepet qasje ose jo në shërbimet e telekomunikimit në vend.

Edhe kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kërkon që Kosova të reagojë si shtetet e tjera të botës, duke definuar qartë kriteret e ndërhyrjes se kapitalit në sektorin strategjik, siç është fusha e telekomunikimit.

Megjithëse, sipas mendimit të tij, problemi i Kosovës, është që po zgjohet nga gjumi vetëm kur po përballet me probleme, e nuk po iu paraparrinë me parandalim.

Ndërkaq, për ekspertin e Ekonomisë, Safet Gërxhaliun, pavarësisht rëndësisë ekonomike, Ipko aktualisht paraqet rëndësia e Sigurisë Kombëtarë dhe kjo bënë që të sakrifikohen të gjitha interesat tjera.

Ai kërkon që Kosova të ndjek shembujt e shteteve të rajonit, që kanë ndaluar hyrjen e shteteve fqinjë në telekomunikimin e tyre, pikërisht për shkak të interesit të sigurisë kombëtare.

Po ashtu edhe Profesori i Ekonomisë, Muhamet Mustafa, është i të njëjtit mendim, se shteti duhet të marrë në duar këtë situatë, për shkak të rëndësisë esenciale dhe jetike që ka sektori i Telekomunikacioni.

E në këtë rast, sipas Mustafës, siguria e qytetarëve dhe ajo kombëtare është primare, deri sa në rend të dytë bien ekonomia e tregut, konkurrenca dhe investimet.

Pas shprehjes së interesit nga Telekomi i Serbisë, që u tha se ka dhënë 155 milionë euro për IPKO-n, në lojë ka hyrë edhe një investitor bullgar, SpasRoussev dhe shtetasi shqiptaro-bullgar, Elvin Guri që janë pronar të AlbaniaTelecomInvest AD.

Kjo e fundit e bleu Telekomin e Shqipërisë, pasi kjo i ishte pamundësuar Telekom Serbisë.

Mediat dhe organizata të ndryshme në botë e portretizojnë SpasRoussevin si njërin me pasuri marramendëse dhe që ka lidhje me mafian bullgare dhe me pushtetin e Vladimir Putinit në Rusi.

0 comment

You may also like

Leave a Comment