Home e zeze Humb jetën një i ri nga Opoja në liqenin në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut

Humb jetën një i ri nga Opoja në liqenin në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut

by rks2008

Rreth orës 14:30 minuta të ditës së sotme, ka humbur jetën në liqenin që ndodhet shumë pak kilometër në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut, një i ri nga një fshat i komunës së Dragashit, njofton zëdhënësi i DRP-së në Prizren , Shaban Osmanollaj.

Ai thotë se me rastin janë duke u marrë organet kompetente të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ne jemi në kontakt me autoritetet e këtij shteti, njoftoi më tej ai.

Sipas disa informacioneve të siguruara nga IndeksOnline, disa të rinj nga zona e Opojës kishin shkuar për t’u larë në këtë liqe. Dy nga këta të rinj ishin futur në ujë, ndërkaq njëri prej tyre fatkeqësisht nuk ia kishte dalur që të dal nga aty më./IndeksOnline/

0 comment

You may also like

Leave a Comment