Home Lajme Specialja fton edhe një ish-pjesëtar të UÇK-së

Specialja fton edhe një ish-pjesëtar të UÇK-së

by rks2008

Skënder Zhitia, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se Zhitia, njësoj si të gjithë luftëtarët e UÇK-së, do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë.

Kujtojmë se dje Specialja dërgoi ftesë edhe për Shemsedin Thaçin.

Ky është njoftimi i plotë i Gucatit:

Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skender Zhitia, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Skenderi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardh.
H.G /Reporteri.net/

0 comment

You may also like

Leave a Comment