Home Fokus Shaban Syla nga burgi i kërkon falje publike Gani Gecit

Shaban Syla nga burgi i kërkon falje publike Gani Gecit

by rks2008

Pas v rasjes së 22 gushtit ku djali i Shaban Sylës Leutrimi, është i dyshuari kryesor për këtë k rim, nisi edhe një debat mes Gani Gecit dhe Shaban Sylës i cili aktualisht është në burg, shkruan Gazeta Metro.

Syla nga burgu tha se djemtë e tij ishin të pajisur me a rmë pasi kishte dyshime se ishte s ulmuar me armë nga njerëzit e Gani Gecit. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Gecit i cili i mohoi këto, dhe pas tij ka reaguar edhe Shaban Syla, që përmes familjarëve, i ka kërkuar falje publike Gecit.

Kjo është letra e kërkimfaljes nga Syla përmes familjarëve:

Gani, para ca kohesh patëm një bisedë telefonike, të gjatë, jo shumë të këndshme, një telefonatë, unë të thashë, ‘Gani, një zagar nëse më mungon unë të ti e lypi’.

Pas kësaj bisede, mu s ulmua familja natën nga disa persona me maskë, të a rmatosur dhe natyrisht të dyshuarit e mundshëm ishit edhe ju, unë dyshimin e mbajtja vetëm dyshim sepse biseda në telefon nuk ka qenë e këndshme.

Rastin që ju ndodhi fëmijëve të mijë, gazetarja më pyeti përse fëmiju juaj mban armë pa leje: Unë i thash për shkaqe sigurie sepse kemi qenë të s ulmuar nga njerëz të panjohur, dyshojmë që kanë qenë njerëz të Gani Gecit.

Pas reagimit tim, që je në gjendje të betohesh me 48 pleq e ndjej për obligim moral dhe njerëzor t’i them: Gani, paskam qenë i nxitur nga informatat e pa verifikuara dhe dashakeqe për këtë arsye pasi pas këtij reagimi tuaj më detyron në në mënyrën më të sinqertë, publikisht ty Gani Geci dhe familjes tuaj, t’i kërkoj falje publike./gazetametro.net

0 comment

You may also like

Leave a Comment