Home Kosovë Shaban Syla i kërkoi falje publike, vjen reagimi i Gani Gecit

Shaban Syla i kërkoi falje publike, vjen reagimi i Gani Gecit

by rks2008

Ditën e sotme ishte Shaban Syla i cili i kërkoj falje publike Gani Gecit, pas disa akuzave të hedhura në drejtim të   tij.

E pas kësaj kërkim faljeje, ka ardhur edhe reagimi i Gani Gecit, shkruan Gazeta Blic.

Geci ka theksuar se e pranon këtë kërkim falje si akt akt moral dhe njerëzor të kujdo që kërkon falje.

Postimi i plotë i Gecit:

Të nderuar qytetarë,

Para pak minutave më thirri në telefon një gazetar i gazetës “Insajder” dhe më pyeti se a e pranon kërkim faljen e Shaban Syles.

I thash gazetarit prit pak ta lexoj
dhe pasi e lexova kërkim faljen e Shaban Sylës.

E pranoj kërkim faljen si akt njerëzor dhe moral të kujt do qoftë që kërkon falje .

Edhe një herë une jo vetëm Shaban Sylës, po kujt do në Republikën e Kosovës dhe anembanë shqiptarisë, që ka dyshime në mua, vëllezërit e mij, nipat e mij por që ka dyshime edhe në babain tim që u v ra me 1981, babgjyshin tim që u v ra me 1945, ktaragjyshin tim që u v ra me 1903 që i ka bërë një të keqe tinëz dhe mbrapa shpine familjarve të ndokujtë qe 120 vjet e këndej ne si stërnipa jemi në gjendje ti përgjigjemi.

Mua më vjen keq per rastin që ka ndodhur në Drenas ku ka mbetur i v rarë një veteran i luftës familjes Demiri së të ndjerit i shprehim ngushllime.

Kërkim falja është akt njerëzor sepse nuk ka njeri të pagabueshëm në botë.

0 comment

You may also like

Leave a Comment