Home Lajme Ndodhë edhe kjo: Në Filipine krenohen me autostradat e Kosovës, i prezantojnë si të tyre

Ndodhë edhe kjo: Në Filipine krenohen me autostradat e Kosovës, i prezantojnë si të tyre

by rks2008

Katër foto të autostradave janë shpërndarë vazhdimisht në postime të shumta në Facebook dhe Twitter që pretendojnë se janë shkrepur në Filipine, shkruan Gazeta Metro.

Megjithatë, ky pretendim është i rremë, fotot në të vërtetë tregojnë autostradat në Kosovë dhe Japoni.

Fotografitë janë shpërndarë në Facebook më 19 gusht 2020

Fotografitë, pretendohet se janë realizuar mes dy qyteteve Naga dhe Danao në provincën qendrore të Cebus në Filipine, ku autoritetet planifikojnë të ndërtojnë një autostradë midis dy qyteteve.

Të njëjtat foto u shpërndanë si në Facebook edhe në Twitter.

Pretendimi, megjithatë, është i rremë. Këto foto paraqesin autostradat e Kosovës dhe janë publikuar në faqen “Eksploroni Kosovën – me Bujar Gashin”.

Bëhet fjalë për autostradës Arbën Xhaferi, që kalon nëpër Grykën e Kacanikut./gazetametro.net

0 comment

You may also like

Leave a Comment