Home Lajme Auditori: ‘Krye në veti’ Pacolli kishte emëruar 6 konsuj

Auditori: ‘Krye në veti’ Pacolli kishte emëruar 6 konsuj

by rks2008

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, kishte emëruar 6 konsuj në Misione Diplomatike edhe pse të njëjtit nuk ishin propozuar nga komisioni përzgjedhës dhe nuk kanë kaluar përmes komisionit të gradave.

Auditori ka konstatuar në konkursin e datës 23 mars të vitit 2019, konkurs për emërimin e 15 personave në misione diplomatike, ish-ministri Pacolli përveç që kishte aprovuar listën e 15 diplomatëve të propozuar nga komisioni, ai kishte emëruar edhe 6 konsuj të tjerë shtesë.

“Komisioni i vlerësimit me datën 05.07.2019, i kishte propozuar ministrit listën me 15 kandidatët e përzgjedhur me ç’rast ministri me vendim e kishte aprovuar listën e kandidatëve të cilët edhe ishin pajisur me akt emërime.

Më tutje, ministri me vendime kishte emëruar gjashtë (6) konsuj në Misione Diplomatike të cilët ishin pjesëmarrës në konkursin e lartcekur, mirëpo nuk ishin propozuar nga komisioni përzgjedhës. Të njëjtit nuk kanë kaluar përmes komisionit të gradave”, thuhet në raportin e Auditorit.

Sipas Auditorit, kjo kishte ndodhur nga papërgjegjësia e ministrisë për t’i ndjekur dhe respektuar kërkesat e përcaktuara ligjore.

Auditori tutje ka sqaruar procedurën e cilat duhet të ndiqet me rastin e emërimeve të diplomatëve, rolin e komisionit përzgjedhës si dhe rolin e ministrit të MPJ-së.

“Pas intervistimit, paneli intervistues harton një listë të kandidatëve, që fillon me kandidatët me numrin më të lartë të pikëve të grumbulluara nga provimi me shkrim dhe rezultati i intervistimit nga të gjithë anëtarët e panelit intervistues, dhe kjo listë i përcillet Ministrit të Punëve të Jashtme përmes Sekretarit të Përhershëm.

Krahas kësaj dhe duke marrë për bazë këtë renditje, paneli intervistues veçanërisht i rekomandon Ministrit një listë prej të paktën tre (3) kandidatëve për secilin post vakant”, thuhet në raport.

“Pas përfundimit të të gjitha procedurave për përzgjedhjen e nëpunësve diplomatik, ashtu siç përcaktohet në nenin 8 të këtij Udhëzimi Administrativ, Ministri nxjerrë vendim për emërimin e nëpunësve diplomatik”.

Po ashtu neni 8 paragrafi 1.1 i Rregullores QRK – Nr. 04/2014 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores nr. 02/2009 për Shërbimin e Juashtëm përcakton: “Komisioni ka për detyrë të bëjë Gradimin e Anëtarëve që hyjnë në Shërbimin e Jashtëm dhe Gradimin e zyrtarëve në kuadër të sistemit për vlerësimin e rezultateve të punës, ashtu siç përcaktohet me këtë Rregullore”, thuhet tutje aty.

Në raportin e tij për vitin 2019 për Ministrinë e Punëve të Jashtme, Auditori ka përmendur edhe problemet që mund të shkaktohen si pasojë e emërimit të konsujve në këtë mënyrë.

“Emërimi i konsujve pa i ndjek kërkesat e parapara ligjore dhe pa kaluar përmes komisionit të gradave, e pamundëson aplikimin e qytetarëve tjerë të interesuar për këtë pozitë, ndikon në dëmtimin e transparencës, si dhe mund të ndikoj që kandidatët e përzgjedhur të jenë jomeritor dhe jo kompetent për pozitë që e ushtrojnë”, thuhet në raport.

Auditori poashtu ka konstatuar se përgjatë vitit 2019, në Misione të ndryshme Diplomatike Konsullore të Kosovës me vendime të Ministrit të MPJ-së, Behgjet Pacolli, ishin emëruar tre konsuj që nuk ishin anëtarë të shërbimit të jashtëm, pa konkurs dhe pa kaluar përmes komisionit të gradave ashtu siç përcaktohet me rregullore.

Diplomacia kosovare në qeverinë Haradinaj ka qenë e udhëhequr nga ish-ministri Behgjet Pacolli, në qeverinë Kurti kjo ministri është udhëhequr nga ish-ministri Glauk Konjufca.

0 comment

You may also like

Leave a Comment