Home Kosovë Hyn në fuqi ligji për pandeminë, këto janë dënimet për ata që nuk respektojnë masat

Hyn në fuqi ligji për pandeminë, këto janë dënimet për ata që nuk respektojnë masat

by rks2008

Është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi Ligji për Pandeminë që është votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Përmes këtij ligji tashmë rregullohen edhe gjobat për të gjithë ata të cilët nuk respektojnë vendimet qeveritare në lidhje me menaxhmimin e pandemisë COVID-19.

Masat ndëshkimore të përcaktuara me këtë ligj tashmë shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës, si dhe Inspektorati shëndetësor, inspektorati farmaceutik, inspektorati sanitar dhe inspektoratet komunale.

Tashmë personi që nuk respekton vendimin për kufizim të qarkullimit do të dënohet me 500 euro.

Personat që nuk vendosin maskë ose nuk respektojnë distancë fizike do të gjobiten me 35 euro.

Personi i cili vjen nga zona karantinë dhe nuk zbaton vendimin nga organi kompetent për izolim apo karantinim të detyrueshëm dënohet me gjobë prej 150 euro, ndërsa, personi i cili del nga izolimi ose zona e karantinës e përcaktuar me vendim të organit kompetent, pa leje përkatëse dënohet me gjobë prej 150 euro.

Personi i cili ka obligim të izolohet apo karantinohet për afatin e përcaktuar kohor nga organi kompetent si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19 dhe nuk i zbaton urdhrat e dhënë nga organet kompetente dënohet me gjobë:

1.1. Personi i vendosur në izolim apo karantinë sipas vendimit të organit kompetent i cili nuk i zbaton rregullat e përcaktuara gjatë kohës së qëndrimit në izolim/karantinë apo tenton të largohet nga izolimi/karantina dënohet me gjobë prej pesëqind (500) euro si dhe rikthimin në izolim apo karantinim;

1.2. Personi i cili hyn në zonën karantinë të Republikës së Kosovës dhe nuk izolohet apo karantinohet, siç është përcaktuar me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej pesëqind (500) euro”, thuhet ndër të tjera në këtë ligj.

0 comment

You may also like

Leave a Comment