Home Lajme Gjuriq: Kurrë s’do të ketë njohje të ndërsjellë, Hoti po përhap lajme të rreme

Gjuriq: Kurrë s’do të ketë njohje të ndërsjellë, Hoti po përhap lajme të rreme

by rks2008

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi sot, para takimit të radhës midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, se njohja reciproke Serbi-Kosovë ‘nuk do të jetë kurrë në agjendë’.

“Brenda dialogut teknik Beograd-Prishtinë po diskutohen aspekte të ndryshme të normalizimit të marrëdhënieve dhe krijimit të kushteve për jetën normale të qytetarëve në Kosovë, por njohja e ndërsjellë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë në agjendë”, ka thënë Gjuriq.

Ai shtoi se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po ‘përhap lajme të rreme me qëllim të minimit të përpjekjeve për të vazhduar dialogun’.

“Hoti mund, si më parë, të mbajë vetëm monologë mbi atë temë, por nuk do të ketë dialog për këtë”, ka shtuar Gjuriq duke iu referuar mundësisë së njohjes reciproke në kuadër të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Ai shtoi më tej se Serbia, “për shkak të provokimeve gjithnjë e më të shpeshta të Prishtinës dhe informacionit të rremë për përmbajtjen dhe qëllimet e dialogut, do t’i kërkojë Bashkimit Evropian, si një ndërmjetës në bisedime, të reagojë me këtë rast dhe të ndalë dezinformatat”.

Ndërkohë sot kryeministri Hoti në një konferencë për media ka thënë se në dialog do të shkojnë për njohje të ndërsjellë.

0 comment

You may also like

Leave a Comment