Home Lajme Berisha: Abrashi largoi nga puna 20 punëtorë e vendosi militantët e LDK’së

Berisha: Abrashi largoi nga puna 20 punëtorë e vendosi militantët e LDK’së

by rks2008

Deputeti i AAK, Bekë Berisha kundërshton vendimin e ministrit të LDK, Arban Abrashi.

Ai tregoi se ministri Abrashi ka larguar nga puna 20 punëtorë, pasi që shfuqizoi vendimin për themelimin e Njësive Zbatuese të Projketit, e pastaj ka ri-themeluar ato por me militant të LDK.

Postimit të tij në facebook ai i ka bashkangjitur edhe dokumente.

Ky është postimi i plotë i deputetit Berisha:

Minister Abrashi 20 punetorë i paske larguar nga puna sot në kohë pandemie.

I paske marr turr 240 milion projektit Berzh-it të rrugës Zahaq-Pejë.
Me turrin e ledekejcit.

Ministri Abrashi me 24 Korrik ka shfuqizuar vendimet per themelimin e Njesive Zbatuese te Projektit (NJZP) dhe vendimet per transferimin e zyrtareve si dhe ka pushuar veprimtarin e ketyre njesive.

Me kete vendim, ai ka larguar nga puna ne kohe pandemie 20 zyrtare te ketyre njesive, per me teper, dje me 25 Gusht ai ka ri-themeluar po te njejtat Njesi Zbatuese te Projekteve por kesaj radhe me militant LDK-s dhe servil te tjere te afert me te!

0 comment

You may also like

Leave a Comment