Home e gjelbert PSG – Bayern Munich: Statistika, analizë dhe parashikim për finalen e Ligës së Kampionëve

PSG – Bayern Munich: Statistika, analizë dhe parashikim për finalen e Ligës së Kampionëve

by rks2008

Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich do të ndeshen mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet sonte (e diel) mbrëma nga ora 21:00.

Liga e Kampionëve ka sjell një finale të madhe dhe shumë interesante mes PSG-së dhe Bayernit, të cilët do të tentojnë ta fitojnë trofeun më të madh ekipor evropian në ndeshjen që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.
Marco Verratti është rikthyer. Italiani doli nga bankina kundër RB Leipzig kur fillimisht u mendua se nuk do të luante përsëri deri në sezonin e ardhshëm.

Leandro Paredes ka luajtur mirë në dy paraqitjet e tij të fundit për PSG, por me shumë mundësi do t’i lëshoj vendin Verrattit.

Kylian Mbappe u rreshtua në të majtë kundër Leipzig, por do të ishte për t’u habitur nëse tre sulmuesit nuk do të rrotulloheshin, veçanërisht me hapësirën e lënë pas nga Alphonso Davies në krahun e majtë të Bayern Munich.

Kjo është ndeshja e fundit e Thiago Silva për PSG-në. Juan Bernat përballet me klubin e vjetër Bayern.

0 comment

You may also like

Leave a Comment