Home Lajme Vuçiqi “këshillon” Haradinajn të mos shpenzojë kerozinë me avion, në Washington s’ka njohje të Kosovës

Vuçiqi “këshillon” Haradinajn të mos shpenzojë kerozinë me avion, në Washington s’ka njohje të Kosovës

by rks2008

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se Serbia në Bruksel do të bisedojë për mbrojtjen e Deçanit. “Do të bëjmë të pamundurën, por nëse nuk e ke pushtetin real vështirë është”.

Ai TV Pinkut i tha se Serbia nuk mund të garantojë plotësisht mbrojtjen e tempujve serbë në territorin ku praktikisht me vite nuk ka pushtet, transmeton Koha.net.

do të jetë punë e lehtë, por besoj se me një luftë të pandërprerë dhe duke folur vazhdimisht për këtë problem para bashkësisë ndërkombëtare do t’ia dalim ta zgjidhim”, tha Vuçiq.

Siç u shpreh ai, “Nuk ka gjasë që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës në Washington”. “Për marrëveshje nuk mjafton as Trumpi”.

I pyetur që të komentojë deklaratën e Ramush Haradinajt, sipas të cilit delegacioni i Kosovës udhëton në Uashington që me përfaqësuesit e Beogradit të bisedojë për njohjen e Kosovës, Vuçiq u përgjigj:

“Nëse e pret këtë gjë, Haradinaj mundet menjëherë ta kthejë pas aeroplanin e vet, që të mos shpenzojë kerozinë. Ne po shkojmë në Uashington për bisedime me rëndësi, ndërsa skenari që ata t’i marrin të gjitha, ndërsa ne asgjë, këtë shfaqje nuk do ta shohin.

Por çdo gjë është e mundur. Derisa unë të jem me mendje në kokë dhe deri sa të mund të gjykoj racionalisht, kjo nuk do të ndodhë”, deklaroi Vuçiq, transmeton Koha.net.

0 comment

You may also like

Leave a Comment