Home Lajme Haradinaj: Kërkoj mirëkuptim nga PDK’ja për postin e Presidentit

Haradinaj: Kërkoj mirëkuptim nga PDK’ja për postin e Presidentit

by rks2008

I pari i AAK’së dhe partneri kryesor i LDK’së në qeverinë Hoti, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar partenrët qeverisës se nëese nuk e merr postin e Presidentit do të largohet nga qeveria dhe me ç’rast vendi do të shkojë në zgjedhej të rja, shkruan Gazeta Metro.

Haradinaj gjithasshtu ka kërkuar mirëkuptim edhe nga PDK’ja për postin e të parit të vendit, duke thënë se Alenaca duhet të marrë këtë detyrë.

“Unë jam në pozitë me të vështirë me PDK-në, sepse presidenti dikur ishte në PDK. Mirëpo, unë mendoj edhe për PDK-në, shpresoj se do ta kem mirëkuptimin edhe nga ata, sepse në këto situata të ndjeshme, nëse Aleanca duhet të jetë partner, duhet t’i jepet mundësia të ketë vendimmarrje.”, ka thënë Haradinaj për REL.

Haradinaj thotë se përpara janë dy zgjidhje, AAK-ja ta marrë Presidentin dhe siç thotë të bëhet pjesë e vendimmarrjes ose vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

“Përndryshe, vetëm sa për ta mbajtur në jetë një qeveri për pak pushtet, për Aleancën ne e dimë rrugën që të shkojmë në shtëpi, se e kemi ditur edhe në të kaluarën, ja do të shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Haradinaj./gazetametro.net

0 comment

You may also like

Leave a Comment