Home Lajme Vendos Maqedonia e Veriut: Shtetasit e Kosovës duhet ta kenë testin negativ, edhe nëse kalojnë transit nëpër shtetin tonë

Vendos Maqedonia e Veriut: Shtetasit e Kosovës duhet ta kenë testin negativ, edhe nëse kalojnë transit nëpër shtetin tonë

by rks2008

Shtetasit e Kosovës të cilët duhet të kalojnë transit në Maqedoninë e Veriut do të jenë të obliguar që të kenë test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Komisioni për Sëmundje Infektive, në mbledhjen e saj të mëngjesit, mori vendim që të zbatohet testimi i detyrueshëm PCR për udhëtarët nga Kosova që kalojnë nëpër Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Udhëtarët transit në vendkalimin kufitar duhet të tregojnë një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga atje thonë se ky propozim i komisionit do të dërgohet deri te Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

0 comment

You may also like

Leave a Comment