Home Lajme Sa i kushtoi Skender Hysenit udhëtimi në ShBA për një telefonatë me Grenellin?

Sa i kushtoi Skender Hysenit udhëtimi në ShBA për një telefonatë me Grenellin?

by rks2008

Udhëtimi i në ShBA i Skender Hysenit, Koordinatorit për Dialog Kosovë-Serbi i kushtoi buxhetit të shtetit mbi 3 mijë euro.

Nga data 01 deri më datën 06 qershor, Hyseni qëndroi për një vizitë zyrtare në ShBA. Ai atje kishte planifikuar të takohej me të dërguarin special të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Megjithatë, Hyseni arriti që të zhvillonte vetëm një bisedë telefonike me të.

KALLXO ka siguruar shpenzimet e Hysenit nga zyra e kryeministrit për vizitën e tij në Amerikë.

Ai mori mëditje për udhëtim jashtë vendit 577 euro e 50 cent. Ndërsa, nga  1 mijë e 290 euro  euro i kushtuan biletat e aeroplanit.

Akomodimi i Koordinatorit Shtetëror për Dialog i kushtoi buxhetit të shtetit 659 euro ndërsa drekat zyrtare gjatë këtij udhëtimi kushtuan 540 euro.

Në total, shpenzimet për këtë udhëtim pesë ditor në ShBA, sipas të dhënave nga zyra e kryeministrit, kapin shifrën e 3 mijë e 66 euro e 62 cent.

0 comment

You may also like

Leave a Comment