Home Kosovë Një tjetër dëshmitar në rastin Dehari lirohet para kohe nga burgu

Një tjetër dëshmitar në rastin Dehari lirohet para kohe nga burgu

by rks2008

Frrok Laski, 65-vjeçar, i dënuar për t rafikim d roge, ka qëndruar me pak se një muaj në të njëjtën dhomë me të ndjerin Astrit Dehari.

Laski, së bashku me Naser Makolllin e Adonis Gashin, për shkak që të tre ndanin dhomën me aktivistin e VV-së, ishin dëshmitarë në procesin hetimor që do t’i sqaronte rrethanat e vdekjes së Deharit, raporton KOHA.

Makolli ka vdekur pak muaj pas Deharit, ndërsa Gashi është arratisur.

Lasku, siç ka mësuar KOHA, ka dalë tashmë nga burgu.

Ai është liruar rreth 7 muaj para se ta përfundonte dënimin. Kjo për shkak se Paneli për lirim me kusht, që vepron në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, e ka liruar atë në tetorin e vitit 2019.

Kjo është konfirmuar nga ky institucion, përmes një përgjigjeje me shkrim.

“Paneli për lirim me kusht e ka shqyrtuar më datë 31.10.2019 kërkesën për lirim me kusht nga Frrok Lasku, kërkesa e tij është aprovuar nga Paneli dhe është liruar me kusht për periudhën prej 6 muaj e 18 ditë nga dënim prej 2 vjetëve. I njëjti ka qenë në mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues deri më datë 19.05.2020”, ka thënë Aishe Qorraj nga KGJK-ja.

Sipas këtij institucioni, sjellja e tij e mirë dhe disa arsye të tjera kanë ndikuar që ai të lirohet me kusht.

“Qëndrimi i tij personal në raport me vuajtjen e dënimit dhe efekti i burgosjes tek i dënuari kanë ndikuar pozitivisht në përmirësimin e tij, nuk paraqitet rrezikshmëri për të ardhmen, por gjithashtu edhe koha e mbetur në përpjesëtim me kohën e vuajtur, ngase ky person ka vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit qysh prej datës 19.09.2019, si dhe premtimi i dhënë zyrtarit të Shërbimit Sprovues të Kosovës se ai do të bashkëpunojë me këtë shërbim deri në përfundimin e mbikëqyrjes së lirimit me kusht, prandaj këto janë rrethana për të cilat është konsideruar se është arritur qëllimi i dënimit dhe i është aprovuar kërkesa”, ka shtuar Qorraj.

Laski ka dhënë deklaratë në hetuesi në lidhje me rastin e vdekjes së Deharit për herë të fundit në janar të këtij viti.

Në deklaratë thotë që i ndjeri tashmë Naser Makolli e ka gjetur i pari Astrit Deharin por, sipas tij, ky nuk e ka lënë ta prekë.

“Si zakonisht, pas shëtitjes e cila ka zgjatur 45 minuta deri në 1 orë, ne jemi kthyer në krahun A, kemi shkuar te dera e dhomës tonë A3 dhe e di se derën e ka hapur oficeri, kurse brenda i pari ka hyrë Naser Makolli, kurse unë kam qenë pas Naserit dhe posa kam hyrë brenda dhe e kam bërë hapin e parë e kam parë Astrit Deharin e shtrirë në tokë. Naser Makolli ka dashur të shkojë tek Astriti për ta shikuar se çka është bërë me të, por unë e kam kapur Naserin për krahu dhe i kam thënë ‘mos e prek;, me sa e di unë Naseri nuk e ka prekur Astritin”, kishte thënë Lasku në hetuesi.

Lasku gjatë intervistimit është ballafaquar me dëshmitë e tij të dhëna më herët për këtë proces.

Dëshmitar në këtë proces, siç ka raportuar KOHA, është i dënuari për v rasje të dyfishtë Luz Allaku, të cilit presidenti ia ka falur 3 vjet e gjysmë burg.

Pas raportimit të KOHËS, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se duhet që të gjitha faljet e dyshimta të presidentit të hetohen dhe të zbardhen deri në fund, qoftë nga ana e organeve të rendit, qoftë nga ana e një komisioni të posaçëm të Kuvendit për hetim parlamentar.

Astrit Dehari ka vdekur 4 vjet më parë në rrethana ende të pasqaruara.

0 comment

You may also like

Leave a Comment