Home Kosovë “Keni me pa ju kush jam unë, nuk ua harroj fytyrën”: Vushtrriasi kërcënon policinë, e pëson keq

“Keni me pa ju kush jam unë, nuk ua harroj fytyrën”: Vushtrriasi kërcënon policinë, e pëson keq

by rks2008

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi që i njëjti ka refuzuar të jap dokumentet identifikuese, pasi u has pa maskë mbrojtëse në fytyrë, shkruan Gazeta Metro.

I njëjti ka kërcënuar policinë, duke mos pranuar t’u jap dokumentet identifikuese.

Policia njofton se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti policor është hasur pa maskë mbrojtëse në fytyrë. I dyshuari kishte refuzuar të iu jap dokumente identifikuese zyrtarëve policor duke ju thënë: Keni me pa se kush jam unë dhe nuk ju harroj fytyrën. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./gazetametro.net

0 comment

You may also like

Leave a Comment