Home Kosovë Gjendet i vdekur në vendin e tij të punës punëtori i ndërrimit të natës në KEDS

Gjendet i vdekur në vendin e tij të punës punëtori i ndërrimit të natës në KEDS

by rks2008

Një punonjës kujdestar i natës në zyrën e KEDS-it në Dragash është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës, mëngjesin e sotëm.

Gazeta Online ‘Reporteri.net’ merr vesh se punonjësi i zyrës së KEDS-it në Dragash u gjet i vdekur rreth orës 8 të mëngjesit nga një koleg i tij i punës kur po niste orarin e tij zyrtarë në zyrë.

Shkaqet e vdekjes mësohen të jenë vlerësuara si natyrale nga ana e mjekut që arriti në vendin e ngjarjes bashkë me policinë.

Reporteri.net merr vesh se i ndjeri kishte pasur edhe më parë probleme shëndetësore, dhe vuante nga diabeti. Po ashtu siç merret vesh i njëjti kishte pasur vite më parë edhe një intervenim by-pasi në zemër.

0 comment

You may also like

Leave a Comment