Home Kosovë E dhimbshme/ Vdes edhe një polic kosovar nga COVID-19

E dhimbshme/ Vdes edhe një polic kosovar nga COVID-19

by rks2008

Mbi 400 ka shkuar numri i të vdekurve nga COVID-19 në vendin tonë, derisa ka gjashtë muaj që qytetarët po ballafaqohen me këtë virus.

E, si pasojë e këtij virusi, një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën.

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari e ka kumtuar këtë rast përmes një postimi në FB.

Ky është njoftimi i Rudarit:

Me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Hakif Hodollit, njeriut të urtë, e të hareshëm, i cili i shërbeu me nder e përkushtim vendit të tij në secilën rrethanë të kohës.

Hakifi, i cili ishte pjestarë i Policisë së Kosovës, sot fatkeqësisht humbi betejën ndaj COVID-19.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Hodolli, miqtë dhe kolegët e tij.

Shpirti i tij u prejtë në paqe!

0 comment

You may also like

Leave a Comment