Home Lajme Teoria më e re konspirative serbe: Aeroplani me prova për krime të UÇK-së u rrëzua qëllimisht

Teoria më e re konspirative serbe: Aeroplani me prova për krime të UÇK-së u rrëzua qëllimisht

by rks2008

“Aeroplani i cili është rrëzuar në vitin 2006, me të cilin ktheheshin ushtarët sllovakë, me siguri nuk është rrëzuar për shkak të gabimit të pilotit, e që ishte versioni zyrtar”, pretendon gazeta pro qeveritare serbe “Novosti”.

“Aeroplani është rrëzuar me qëllim sepse në të gjendeshin provat për varreza masive dhe krimet e UÇK-së”, pretendon kjo gazetë.

Avokati serb Goran Petronijeviq ka deklaruar se “42 ushtarë sllovak kanë qëndruar gjashtë muaj në zonën e Podujevës dhe se aeroplani me të cilin kanë fluturuar në janar të vitit 2006 është rrëzuar në afërsi të kufirit në mes të Hungarisë dhe Sllovakisë në rrethana të pasqaruara”.

“Brenda disa orësh, Komisioni Shtetëror i Sllovakisë e ka deklaruar rastin si sekret shtetëror dhe ka njoftuar se ishte gabim i pilotit.

Dëshmia e ushtarëve që erdhën për të zëvendësuar kontingjentin i cili është larguar, u zbulua se aeroplani, i cili po kthehej në shtëpi, ndër të tjera, ka pasur të ngarkuar disa arka alumini me dëshmi për varreza masive dhe supozohej se ato ishin varre masive ose të serbëve, ose të shqiptarëve ose të jo-shqiptarëve të vrarë nga UÇK”, ka pretenduar ai.

Në vendin e fatkeqësisë nuk është gjetur asnjë arkë me prova në lidhje me varrezat masive, mirëpo ushtarët që vinin për të zëvendësuar kontingjentin “kanë ndihmuar me ngarkimin e tyre në aeroplan dhe pretendojnë se ato kanë ekzistuar”.

Versioni zyrtar, sipas të cilit avioni u rrëzua me gabim të pilotit, sipas Petronijeviqit, “përfundimisht nuk është i saktë, dhe këtë e vërteton hulumtimi, megjithëse jo zyrtarisht, sepse ka qenë sekret shtetëror”.

Ka shumë mundësi se bëhet fjalë “për nxitjen e rrëzimit të aeroplanit”, por kjo mbetet të shihet në hetimet e ardhshme.

Petronijeviq gjithashtu deklaron se disa anëtarë të familjeve të të vrarëve rrëzimin e aeroplanit, madje në mënyrë të drejtpërdrejt, po e akuzojnë Mirosllav Lajçakun se ka kontribuuar në mbylljen e çështjes.

“Në periudhën e ardhshme Lajçak ishte ministër i jashtë mi Sllovakisë dhe një prej politikanëve më me ndikim. Ata të gjithë e dinë se ai është njeri i NATO-s, se është burokrat evropian.

Konsiderojnë se për shkak të mbrojtjes së UÇK-së nga ana e NATO-s, të cilët janë bashkëkryerës të krimeve, me siguri është kryer ndikim ndaj Lajçakut, dhe se ai ka ndikuar që të mos vjen deri te hapja e rastit”, pretendon Petronijeviq./Insajderi.org.

0 comment

You may also like

Leave a Comment