Home Kosovë Të infektuarit kosovarë me COVID, po marrin oksigjen nga Serbia: Pamje e kamionit duke dalë nga veriu (VIDEO)

Të infektuarit kosovarë me COVID, po marrin oksigjen nga Serbia: Pamje e kamionit duke dalë nga veriu (VIDEO)

by rks2008

Kosovarët e infektuar me COVID-19 e që po kanë nevojë për oksigjenoterapi, po marrin oksigjen të importuar nga Serbia.

Kështu u konfirmua para disa ditësh nga Dogana e Kosovës për Reporterin, ndërkohë që dje u raportua se sasia e blerë së fundmi shkonte në vlerë mbi 300 mijë euro.

Ndërkohë, Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar pamje ekskluzive të kamionit të radhës që përmes Mitrovicës Veriore po nisej drejt Prishtinës.

Kamioni i mbushur me oksigjen, për çudi, kishte kaluar nëpër Zveçan e Mitrovicë të Veriut, në vend të vazhdonte nga Leposavici direkt në magjistralen Mitrovicë Prishtinë.

Ai është xhiruar në qendër të komunës veriore, tek shkolla teknike, duke vazhduar nga Lagjja e Boshnjakëve për të dalë në jug, e më pas në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Ndryshe, SHSKUK ka njoftuar dje se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 441 persona të konfirmuar me COVID-19. Oksigjeno-terapisë i janë nënshtruar 372 persona, derisa 40 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

0 comment

You may also like

Leave a Comment