Home Lajme Ramiz Lladrovci ende i shtrirë në QKUK, kjo është gjendja e tij

Ramiz Lladrovci ende i shtrirë në QKUK, kjo është gjendja e tij

by rks2008

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tash e disa javë po përballet me virusin COVID-19, shkruan Gazeta Metro.

Ramiz Lladrovci po vazhdon të marrë trajtim në QKUK që nga 5 gushti, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore si pasojë e infeksionit.

Gjendja e tij raportohet e qëndrueshme,mirpo ai ende nuk është liruar nga spitali.

Më 28 korrik Lladrovci pati njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa tashmë kanë kaluar tri javë nga testimi pozitiv po, ai ende po vazhdon të trajtohet në QKUK

“Tani gjendja shëndetësore e Lladrovcit është stabile”, ka thënë drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arsim Haxhiu.

“Gjendja e kryetarit Lladrovci është stabile, me parametra klinikë stabilë, pret përsëritjen e rezultatit, si dhe eventualisht ritestimin”, ka thënë Haxhiu./gazetametro.net

0 comment

You may also like

Leave a Comment