Home Lajme Ermal Fejzullahu poston një foto të para shumë viteve me axhën e tij që i vdiq sot

Ermal Fejzullahu poston një foto të para shumë viteve me axhën e tij që i vdiq sot

by rks2008

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, ka ndarë një lajm të dhimbshëm gjatë ditës së sotme.

Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë vëllai i tij.

Një dedikim prekës për axhën e tij e ka bërë edhe këngëtari Ermal Fejzullahu.

Ai ka ndarë një foto të para shumë viteve me të, të cilën e ka publikuar në Instagram.

“U prehsh në paqe axha im Shefki Fejzullahu”, ka shkruar ai.

Ndryshe për të vëllain, Sabri Fejzullahu javë më parë ka potencuar se u takua me të pas një kohe të gjatë për shkak se ishte vetkarantinuar.

0 comment

You may also like

Leave a Comment