Home Kosovë Brenda javës pritet përfundimi i pagesave për të gjitha masat e Pakos Emergjente

Brenda javës pritet përfundimi i pagesave për të gjitha masat e Pakos Emergjente

by rks2008

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) është në përfundim të pagesave të Pakos Fiskale Emergjente (PFE) masat, 3A, 3B, 7, 8 dhe 14.

MEA njofton se brenda kësaj jave pritet përfundimi i pagesave për të gjitha këto masa.

“Të gjitha ato biznese, apo individë që mbesin pa u paguar për shkak të gabimeve teknike në aplikim, do të paguhen pas filtrimit të llogarive nga sistemi i pagesave, në bazë të PFE-së të personave apo bizneseve që janë pjesë e Pakos Fiskale.

Ministria do të sigurojë të dhënat shtesë përmes kontaktit direkt me bizneset në bazë të të dhënave të aplikimit në EDI-elektronik. MEA siguron se të gjithë përfituesit të përfshirë në këtë listë, pavarësisht gabimeve të mundshme, do të paguhen.

Ky proces pritet të përfundojë në muajin shtator, raporton Kosova Press përcjell Klan Kosova.

0 comment

You may also like

Leave a Comment