Home Lajme Ballisti flet përsëri për dronin e famshëm, ka një kërkim falje për serbët

Ballisti flet përsëri për dronin e famshëm, ka një kërkim falje për serbët

by rks2008

Tifozi më i famshëm i kombëtares së Shqipërsië, Ismail Morina kishte bërë bujë të madhe në botë kur me dronin e tij e kishte fluturuar flamurin e Shqipërisë etnike në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Pas 5 viteve, Morina i njohur si “Ballisti”, është rikthyer të flas edhe njëherë për dronin e famshëm, transmeton Indeksonline.

Në një intervistë me “Nedeljnik” në lidhje me rastin në fjalë, ai ka thënë se ndihet krenar për atë që ka bërë.

“Ata thonë se kam fyer flamurin e tyre. Besimin e tyre. Nuk e bëra këtë. Unë thjesht po tregoja histori. Flamujt tanë”

” Më vjen keq për një gjë, se u ngjita në kishë. Nëse besimtarët serbë janë fyer për këtë, më vjen keq. Për të tjerat? Ndihem krenar. Ishte ideja ime. Dhe aftësia ime. Dhe çmenduria ime. Por, gjithçka ishte e imja”, u shprehë ai./Indeksonline/

0 comment

You may also like

Leave a Comment