Home Lajme 8 lojtarë te FC Prishtina dalin pozitiv me Coronavirus (EMRAT)

8 lojtarë te FC Prishtina dalin pozitiv me Coronavirus (EMRAT)

by rks2008

Është anuluar ndeshja kualifikuese e Europa League në mes të Lincoln Red dhe Fc Prishtinës.

Ky vendim erdhi si pasojë që tetë lojtar dolën pozitiv me koronavirus në radhët e fituesit të Kupës së Kosovës.

Shteti i Gjibraltarit ka vendosur që të anuloj ndeshjen vetëm gjysmë ore para fillimit të saj.

Autoritet e Gjibraltarit do ta kthejnë Prishtinën në Kosovë dhe do të pritet vendimi përfundimtar i UEFA-së. /IndeksOnline/

Emrat: Tashmë është bërë e ditur se tetë lojtarë të Prishtinës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 para ndeshjes me Lincoln Red Imps në kuadër të Ligës së Evropës.

Ndeshja që ka pasur të fillojë sot në ora 18:00, tashmë është në dyshim.

Armend Thaqi, Lorik Boshnjaku, Oto John, Diar Miftaraj, Alban Muqiqi, Eglant Haxho, Leotrim Bekteshi dhe Besnik Krasniqi janë lojtarët që kanë rezultuar pozitiv, shkruan Telegrafi.

Prishtina realisht për ketë ndeshje ka gati 14 lojtarë (prej tyre një portier), që sipas rregullave të fundit të UEFA-s, ndeshja mund të zhvillohet.

Tashmë mbetet të shihet se autoritet vendore a do të lejojnë që ndeshja të zhvillohet.

Formacionet e të dy skuadrave vetëm janë futur në sistem, prite një ‘OK’ nga UEFA.

0 comment

You may also like

Leave a Comment