Home Lajme Zemaj: Posta e Kosovës më nderoi me një mirënjohje të veçantë për kontributin e dhënë në luftimin e pandemisë

Zemaj: Posta e Kosovës më nderoi me një mirënjohje të veçantë për kontributin e dhënë në luftimin e pandemisë

by rks2008

Posta e Kosovës i ka ndarë mirënjohje sot ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Këtë njoftim e ka bërë vet ministri cili ka thënë se kjo sa është vlerësim për të është aq është edhe për Ministrinë e Shëndetësisë, njofton Klan Kosova.

“Posta e Kosovës më nderoi me një mirënjohje të veçantë për kontributin e dhënë në luftimin e pandemisë COVID-19”, është shprehur Zemaj.

“Kjo sa është vlerësim për mua aq edhe për Ministrinë e Shëndetësisë, ku punonjësit janë të angazhuar me përkushtim maksimal duke kryer detyrat e përditshme dhe duke realizuar projektet për përmirësimin dhe avancimin e sistemit të shëndetësisë në Kosovë”.

Postimi i plotë:

“Posta e Kosovës më nderoi më një mirënjohje të veçantë për kontributin e dhënë në luftimin e pandemisë Covid19.

Kjo sa është vlerësim për mua aq edhe për Ministrinë e Shëndetësisë, ku punonjësit janë të angazhuar me përkushtim maksimal duke kryer detyrat e përditshme dhe duke realizuar projektet për përmirësimin dhe avancimin e sistemit të shëndetësisë në Kosovë.

Me këtë rast i falënderova përfaqësuesit zyrtarë të Postës, Fakete Kadiun, zv. Kryeshefe e Postës, Kamber Demakun- shef i Administratës dhe Protokollit, Gazmend Isufin – drejtor i Kontrollit të Brendshëm, Xhevdet Smakiqin -koordinator për zbatimin e masave kundër virusit COVID-19.

#QeveriaHoti

0 comment

You may also like

Leave a Comment