Home Lajme Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar këtë person

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar këtë person

by rks2008

Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, që ka ndodhur në janar të vitit 2020, në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Faleminderit për bashkëpunim.

0 comment

You may also like

Leave a Comment