Home Lajme Ligji nuk vlen për policinë! (VIDEO)

Ligji nuk vlen për policinë! (VIDEO)

by rks2008

Disa zyrtarë të Policisë së Kosovës janë parë sot në një lokal në qytetin e Ferizajt, duke pirë kafe pa respektuar asnjë nga masat e caktuara nga Qeveria e Kosovës në luftën ndaj COVID-19.

Katër zyrtarët e Policisë shihen duke qëndruar ulur në një lokal dhe të njëjtit nuk i kanë të vendosura maskat.

Gjatë zbatimit të masave anti-COVID-19 të qeverisë së Kosovës jo rrallë Policia e Kosovës janë parë duke gjobitur qytetarët që janë hasur duke mos i respektuar masat.

Përveç gjobave, të shumta janë edhe rastet kur qytetarët janë arrestuar nga Policia në rastet  kur të njëjtit janë hasur duke mos i respektuar masat anti-COVID-19.

Për më shumë mund t`i shikoni pamjet të cila i ka dërguar një kallxues në adresë të KALLXO.com.

0 comment

You may also like

Leave a Comment