Home Kosovë ‘Në repartin e Infektologjisë dy orë qëndruam në dhomë me të vdekurën 7 të gjallë’

‘Në repartin e Infektologjisë dy orë qëndruam në dhomë me të vdekurën 7 të gjallë’

by rks2008

Cen Desku ka treguar sesi sot në orët e mëngjesit në repartin e Infektologjisë kanë qëndruar në dhomë me të vdekurën 7 të gjallë.

“Sot në ora 1:30 të mëngjesit vdiç nga Covid 19 një grua në repartin e Infektologjisë në dhomën nr.A10. Dy orë qëndruam në dhomë me të vdekurën 7 të gjallë, 5 fëmijë të saj dhe unë me bashkëshorten time Sanijen, e cila vuan nga Covid dhe ju çrregullua pulsi dhe oksigjeni nga shqetesimi“ ka shkruar Desku në facebook.

Postimi i tij i plotë

Shqetësime!
Sot në ora 1:30 të mëngjesit vdiç nga Covid 19 një grua në repartin e Infektologjisë në dhomën nr.A10.

Dy orë qëndruam në dhomë me të vdekurën 7 të gjallë, 5 fëmijë të saj dhe unë me bashkëshorten time Sanijen, e cila vuan nga Covid dhe ju çrregullua pulsi dhe oksigjeni nga shqetesimi.

Pyes, pse nuk ka Spitali ndonjë vend të posaqëm për të vdekurit në mënyrë që të shpetojnë të gjallët nga shqetesimi në këto raste?

E vdekura pas 2 orëve eshte percjellur në dhomën 5 ose 6 me anëtar të familjes në të njëjtin repart, kati përdhes, ku ka qendruar deri rreth orës 8.00
Ju lutemi, ndërmerri diçka pozitive për raste tjera, ne menyre qe te mos shqetesohen pacientet tjere.

Pershendetje!

0 comment

You may also like

Leave a Comment