Home Lajme Nasim Haradinaj: Çizmja e serbit nuk do të shkel më në Deçan

Nasim Haradinaj: Çizmja e serbit nuk do të shkel më në Deçan

by rks2008

Sekretari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së punimeve në rrugën Deçan-Plavë.

Haradinaj ka thënë se vendimi i Hotit për ndërprerjen e punimeve në Rrugën Deçan-Plavë është një vendim qyqar.

“Por i gëzohemi Zotit dhe i falënderohemi UÇK-së e këtij populli që Vuçiq nuk mund të bëjë asgjë më shumë pos të ankohet…Sa të jetë jeta çizmja e serbit nuk do të shkelë në Deçan”, tha ai në TV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Sekretari i OVL UÇK-së thotë se ka vizituar zonën e punimeve dhe sipas tij atje nuk ka asnjë këmbë serbi.

“Nuk ka asnjë këmbë serbi e nuk pashë asnjë urdhër të Vuçiqit që po zbatohet aty. Atë urdhër e ka bërë kryeministri ynë qyqarë. Rruga nuk do të ndërprehet por nuk kemi nevojë të krijojmë konflikte e që Serbia të thotë se po na sulmojnë manastirin”.

Haradinaj thotë se kisha nuk ka pretendime por sipas tij po e urdhërojnë nga Serbia.

“Kjo rrugë është edhe në interes të manastirit pasi i sjellë më shumë vizitorë”, tha Haradinaj.

0 comment

You may also like

Leave a Comment