Home Lajme Konjufca: Pandemia do të menaxhohej më mirë pa qeveri, se sa me Qeverinë Hoti –

Konjufca: Pandemia do të menaxhohej më mirë pa qeveri, se sa me Qeverinë Hoti –

by rks2008

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes Glauk Konjufca, ka thënë se njëra prej arsyeve kryesore pse VV-ja ka nisur mocion për rrëzimin e Qeverisë Hoti, është menaxhimi i situatës me Covid-19.

“Në rastin e Kosovës dhe Qeverisë Hoti duke i parë pasojat katastrofike sa i përket menaxhimit të pandemisë, unë mendoj se është kjo arsyeja kryesore pse na ka shtyrë drejt mocionit”, ka thënë ai në Kanal10, shkruan Insajderi.org

Ndërsa, duke folur për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Hoti, ka deklaruar se situata do të ishte shumë më e mirë nëse nuk do të kishte ndërhyrje fare nga Qeveria, duke shtuar se do të kishte më pak infeksione nëse kjo situatë do i lihej në dorë stafit të QKUK-së.

“Kur e shohim se si e ka menaxhuar pandeminë Qeveria Hoti atëherë përfundimi është ky, që po të lihej pa ministri fare dhe pa ndërhyrjen e institucioneve shtetërore politike menaxhimi i pandemisë vetëm prej stafit të QKUK unë mendoj se do të kishte më pak infeksione dhe të vdekur se sa kur ka ndërhyrë Qeveria.

Në një vend me këtë popullatë si ne, ku Qeveris i hup fija, se nuk e din ku janë vatrat, ku po fillon e ku po përfundon. Sa ishte në kohën e Arben Vitisë ai e dinte fijen”, ka thënë Konjufca.

Kurse, për ministrin e shëndetësisë Armend Zemaj, ka pohuar se nuk pajtohet fare me politikat e tij në menaxhimin e pandemisë./Insajderi.org

0 comment

You may also like

Leave a Comment