Qytetarët e komunës së Prishtinës, janë tallur në rrjetin social Facebook, me mënyrën se si po asfaltohen rrugët në kryeqytet.
Në faqen “Vrojtuesit e lagjes”, e cila është nën administrimin e qytetarëve dhe raportohen të gjitha parregullsitë në kryeqytet, është publikuar një fotografi e rrugës të posaasfaltuar në rrugën “Norbert Jokl” në lagjen “Kodra e Diellit”, shkruan Reporteri.net.
Në foto shihet një shtresë tejet e hollë e asfaltit të ri, për çka edhe janë tallur qytetarët duke e krahasuar me petë të piteve.
Postimi i plotë: