Home Lajme Kosovari nga Prizreni certifikohet për pilot nga një kompani e fluturimit në Paris të Francës (VIDEO – FOTO)

Kosovari nga Prizreni certifikohet për pilot nga një kompani e fluturimit në Paris të Francës (VIDEO – FOTO)

by rks2008

32 vjeçari, Shkodran Kabashi nga Korisha e Prizrenit, pas 2 vite trajnimesh teorike dhe 6 muaj të kurseve praktike, është certifikuar si pilot nga një kompani e fluturimit në Paris të Francës, ka njoftuar vet ai duke na dërguar dëshmi për këtë të arritur të tij, shkruan TV Prizreni.

Ai thotë se, aktualisht është duke vijuar fluturimet me pilot ndihmës, ndërsa pas një kohe të shkurtër ai do të pilotoj vet.

Shkodran Kabashi, rrjedh nga një familje atdhetare, pasi që stërgjyshi i tij, Hajrush Sylejman Kabashi, ka qenë luftëtar i grupeve nacionaliste shqiptare të Ballit Kombëtar, ndërsa në luftën e fundit, xhaxhai i tij Murat Kabashi, ka rënë dëshmor për lirinë e Kosovës nën emblemën e UÇK-së. Gjithashtu pjesë e luftës së lavidshme të UÇK-së, ka qenë edhe babai i tij, Haki Kabashi, i cili pas përfundimit të luftës ka qenë pjesë e ish TMK-së, duke shërbyer si oficer në Qendrën e Trajnimit dhe Doktrinës.

Ndryshe, i riu Shkodran Kabashi, është ndër shqiptarët e rrallë të rinj që janë certifikuar për pilotim në vende të ndryshme të botës./tvprizreni.info/

0 comment

You may also like

Leave a Comment