Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur sërish shqetësimin e tij rreth takimit në Washington mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Kurti nëpërmjet disa postimeve në Twitter të bëra në gjuhën angleze thotë se njoftimi i emisarit të presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell që më 2 shtator, vetëm dy muaj para zgjedhjeve të SHBA-së, do të ketë një takim bisedimesh në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë është shqetësues, njofton Klan Kosova
Mes tjerash Kurti ka treguar edhe arsyet se pse ky takim është shqetësues për të.
Ish-kryeministri ka vlerësuar se e para është mungesa e besueshmërisë dhe transparencës.
Richard Grenell’s announcement that on September 2, just two months before #US elections, there will be a @WhiteHouse negotiation between Kosova and Serbia is concerning.
Here is why:
— Albin Kurti (@albinkurti) August 15, 2020
“Ideja e ‘shkëmbimit të territorit’ u mohua në mënyrë të vazhdueshme, por u vërtetua se ishte e vërtetë nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, ambasadori John Bolton, i cili tha se ideja erdhi nga të dy presidentët (Thaci & Vuçiq). Kjo e dëmtoi besimin në proces”.
Mes tjerash sipas ish-kryeministrit Kurti, e dyta është mungesa e njohurive për këtë çështje.
Richard Grenell’s announcement that on September 2, just two months before #US elections, there will be a @WhiteHouse negotiation between Kosova and Serbia is concerning.
Here is why:
— Albin Kurti (@albinkurti) August 15, 2020
“Kosova është një vend i pavarur dhe sovran i cili nuk është as në konflikt për të pasur nevojë për një marrëveshje paqeje, as nuk ka një status të pazgjidhur që kërkon negociata. Këto janë pretendime të rreme”.
Teksa arsyeja e tretë sipas Kurtit, është koha dhe përkushtimi.
Richard Grenell’s announcement that on September 2, just two months before #US elections, there will be a @WhiteHouse negotiation between Kosova and Serbia is concerning.
Here is why:
— Albin Kurti (@albinkurti) August 15, 2020
“Një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë kërkon zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura, pra një proces i gjatë. Me zgjedhjet presidenciale në nëntor është e qartë se kjo nuk ka të bëjë me përmbajtjen e marrëveshjes, por nënshkrimin në fund të saj”.
Po ashtu Kurti nuk e përjashton mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve veçse thekson se kjo mund të ndodhë përmes një dialogu të përgatitur mirë.
Richard Grenell’s announcement that on September 2, just two months before #US elections, there will be a @WhiteHouse negotiation between Kosova and Serbia is concerning.
Here is why:
— Albin Kurti (@albinkurti) August 15, 2020
“Lidhja dhe besnikëria e Kosovës me SHBA-në mbetet e pathyer, por detyrimi për marrëveshje të këqija për hir të një fushate politike është gjë e gabuar”, ka shkruar në fund Kurti.