Home Kosovë Polici pa maskë hyn në dyqan dhe blen birra

Polici pa maskë hyn në dyqan dhe blen birra

by rks2008

Janë në detyrë zyrtare, madje janë pjesëtarë të një prej institucioneve më të besueshme për qytetarët e Kosovës. Por jo të gjithë i zbatojnë detyrat e tyre ashtu siç duhet, e disa prej tyre kanë vendosur shpesh herë edhe të thyejnë ligjin.

Madje së fundi një pjestar i Policisë së Kosovës vendosi që gjatë orarit të punës të furnizohet me pije alkoolike (birrë), derisa ishte i uniformuar.

Indeksonline ka arritur të sigurojë video dhe fotografi të momentit kur ky polic në rajonin e Ferizajt, futet në market furnizohet me birra dhe më pas drejtohet tek vetura zyrtare.

I njëjti madje nuk respekton masat anti-COVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës, del jashtë veturës pa maskë për të kryer shërbimin në fjalë.

Nuk dihet saktësisht se si është lejuar të ndodhë një gjë e tillë, por që padyshim se organet përgjegjëse do të duhej të trajtonin në përpikëri një lëshim të tillë, që ndodhi ditën e djeshme nga një pjesëtarë i Policisë së Kosovës./Indeksonline/

0 comment

You may also like

Leave a Comment