Home Lajme Durmishi i VV’së e pyet Nasim Haradinajn: Ku ishe kur Vuçiqi i ndërpreu punimet në Deçan?

Durmishi i VV’së e pyet Nasim Haradinajn: Ku ishe kur Vuçiqi i ndërpreu punimet në Deçan?

by rks2008

Anëtari i Vetëvendosjes me emrin Hysen Durmishi ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke sulmuar Nasim Haradinajn për një deklaratë të dhënë para disa ditësh pas hyrjes së ushtrisë serbe në Kamenicë.

Haradinaj kishte akuzuar banorët e Kamenicës që nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim kundër ushtrisë serbe megjithëse kishin parë ata brenda territorit të Republikës së Kosovës.

I frymëzuar nga ky reagim, Durmishi e pyet atë se pse ai vetë nuk ndërmori asnjë veprim pasi presidenti serb Vuçiq ndërpreu punimet e rrugës Deçan-Plavë, përcjell Periskopi.

“Ku është ky Nasimi tash bashkë me atë kushëririn e tij të sporteve të rënda?” – pyet Durmishi.

Më tej ai shton se nuk pajtohet me logjikën e z.Haradinaj, dhe se është shteti ai që duhej të vepronte në të dyja rastet.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Nasim Haradinaj me një emision para disa ditëve i akuzonte banorët e Kamenicës që lejuan hyrjen e xhandarmërisë së Serbisë në Karaqevë. Ai tha le të provojnë e të vijnë në Deçan ata.

E Vuçiqi iu kundërpërgjigj menjëherë. I ndërpreu punimet e rrugës Deçan – Plavë mu në Deçan.

Tash një qytetarë i Kamenicës do të pyeste: ku është ky Nasimi tash bashkë me atë kushëririn e tij të sporteve të rënda? Natyrisht që nuk pajtohem me këtë logjikë unë. Shteti, pra institucionet duhet të veprojnë në të dy rastet në të kundërten e asaj se si kanë vepruar.

0 comment

You may also like

Leave a Comment