Home Lajme Tomë Gashi për Haradinajn: Një njeri që i dha mbi 8 mijë hektarë Malit të Zi s’mund të jetë President

Tomë Gashi për Haradinajn: Një njeri që i dha mbi 8 mijë hektarë Malit të Zi s’mund të jetë President

by rks2008

I ftuar në emsionin “Pa maskë”, avokati Tomë Gashi ka komentuar edhe kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të Kosovës.

Sipas tij, Haradinaj ka bërë “një milion e një gabime” dhe kjo e bën të padenjë për postin e presidentit. Gabimi më i rëndë i Haradinajt, sipas Gashit, është demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi, njofton 24-ore.info

Gashi ka thënë se në situatën kur ndodhemi në rrethana të ftesave që vijnë nga Gjykata Speciale, aq më tepër kur ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit shkaku i ftesës nga Specialja, të pretendosh në këto rrethana të bëhesh president i Kosovës, pa u pastruar situata me Gjykatën Speciale, ështe veprim i pamenduar mirë.

“Definitivisht nuk dua ta shoh Ramush Haradinajn president për shkak se ka bërë shumë gabime, i ka bërë 1 milion e 1 gabime deri më tani. Por, ajo që nuk i falet absolutisht kurrë është nënshkrimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi kur ne kemi humbur mbi 8 mijë e 250 hektarë tokë të cilat kurrë nuk do të na kthehen. Unë besoj se është një prej njerëzve më të papërshtatshëm që të jetë president i Kosovës”, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, tashmë Mali i Zi ka nisur të rrënojë stanet e shqiptarëve në Mal të Zi dhe Kosova është tkurrë me nënshkrimin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

0 comment

You may also like

Leave a Comment