Home Kosovë Zemaj akuzon Vitinë: Nuk m’u dorëzua asnjë dokument, s’po e gjej dosjen e sigurimeve

Zemaj akuzon Vitinë: Nuk m’u dorëzua asnjë dokument, s’po e gjej dosjen e sigurimeve

by rks2008

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë raportimit para Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, ka thënë se nuk i është dorëzuar asnjë dokument gjatë pranim-dorëzimit të detyrës.

Para komisionit, ai tha se nuk po e gjen as dosjen e sigurimeve shëndetësore.

“Asnjë dokument legal, asnjë dokument nuk më është dorëzaur mua si ministër i shëndetësisë në pranim-dorëzimin e detyrës. As plan menaxherial, as komunikime që po i adresoni IKSHP’së, as për shtimin e kapaciteteve. Gjithçka që e shihni prej datës 5 është punë e ministrit. Nuk po e gjej as dosjen e sigurimeve shëndetësore”, ka thënë Zemaj.

0 comment

You may also like

Leave a Comment