Home Kosovë Thaçi mirëpret takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë për negociatat Kosovë – Serbi

Thaçi mirëpret takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë për negociatat Kosovë – Serbi

by rks2008

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mirëpritur caktimin e datës për takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

“E mirëpres takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi mirënjohës ndaj SHBA për përkushtimin e jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shktuar Thaçi.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Ky takim ishte planifikuar fillimisht për më 27 qershor, por agjenda ndryshoi për shkak të propozim-aktakuzave ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

0 comment

You may also like

Leave a Comment