Home Kosovë Policia e Kosovës nis patrullimet në Karaçevë, aty ku një javë më parë u pa policia serbe

Policia e Kosovës nis patrullimet në Karaçevë, aty ku një javë më parë u pa policia serbe

by rks2008

Policia e Kosovës ka nisur patrullimet në Karaçevë, aty ku një javë më parë u pa xhandarmëria serbe.

Pas ngjarjeve të fundit ku xhandarmëria serbe hyri disa herë në Karaçevë të Kamenicës, KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë vendosur të realizojnë patrullime të përbashkëta, shkruan Reporteri.

Gjatë ditës janë publikuar edhe disa fotografi nga patrullimi i policisë së Kosovës në këtë zonë.

Kujtojmë, se disa ditë më parë banorët e Karaçevës përmes një proteste kërkuan siguri, ngase siç kanë thënë ata ngjarje të tilla po i shqetësojnë gjithmonë. /Reporteri.net

0 comment

You may also like

Leave a Comment