Home Kosovë Haki Abazi që nga 2012-ta ka blerë patundshmëri ne vlerë 400.000 euro (FOTO)

Haki Abazi që nga 2012-ta ka blerë patundshmëri ne vlerë 400.000 euro (FOTO)

by rks2008

Haki Abazi ka qenë pjesë e shoqërisë civile deri në vitin 2019 kur edhe zyrtarisht iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Në deklarimin e pasurisë që ka bërë, Abazi shihet që prej vitit 2012 e deri në vitin 2020, ka blerë patundshmëri në vlerë prej 400 mijë eurove.

Në vitin 2012 ka deklaruar shtëpi në vlerë prej 250 mijë euro, 2 banesa të blera në vlerë prej 150 mijë euro i ka deklaruar nga viti 2013-2016.

Përveç këtyre Abazi ka deklaruar një shtëpi tjetër në vlerë prej 300 mijë euro të cilën e ka blerë në vitin 2001.

Ish-zëvendësi i Kurtit sa ishte kryeministër, në formularët e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit ka deklaruar pasuri në vlerë prej rreth 1 milion euro.

Ai posedon letra me vlerë prej rreth 150 mijë euro. Abazi gjithsej i ka 3 shtëpi, 2 banesa, 3 vetura në vlerë prej mbi 30 mijë euro.

0 comment

You may also like

Leave a Comment