Home Kosovë Ekskluzive: Hotin dhe Vuçiqin nuk i pret Trump, por dyshja O’Brien dhe Grenell

Ekskluzive: Hotin dhe Vuçiqin nuk i pret Trump, por dyshja O’Brien dhe Grenell

by rks2008

I përzgjedhuri i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka njoftuar se më 2 shtator të këtij viti, do të takohen liderët e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministrin e vendit Avdullah Hotin dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, nuk do t’i pret Presidenti amerikan, Donald Trump.

Në një prononcim për Klan Kosova, Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se nikoqirë të këtij takimi negociatash do të jenë Richard Grenell dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

“Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, do t’i presë në takim udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës me ambasadorin Richard Grenell me 2 shtator”.

“Shtetet e Bashkuara shpresojnë në këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Hoti”.

“SHBA-të besojnë se përparimi në çështjet ekonomike është thelbësor në avancimin e procesit të paqes”.

0 comment

You may also like

Leave a Comment