Home Kosovë Si vdiq 10 vjeçari në pishinë, flet me lot në sy dëshmitarja (VIDEO)

Si vdiq 10 vjeçari në pishinë, flet me lot në sy dëshmitarja (VIDEO)

by rks2008

Familja nga Prishtina sapo kishte mbërritur në kompleksin turistik që ndodhet te Shkëmbi i Kavajës për të kaluar pushimet verore. E ndërsa familja Tërnalla po akomodohej në dhomën e hotelit, 10-vjeçari është shkëputur për t’u futur në pishinë ku dhe ka humbur jetën

Pushimet familjare janë kthyer në tragjedi, ndërsa nuk është ende e qartë pse nuk i është dhënë ndihma në kohë nga personeli apo pushuesit e tjerë që ndodheshin në pishinë.

Fëmija është diktuar ndërsa ndodhej në fund të pishinës dhe atëherë në ndihmë i kanë ardhur të tjerët, po ka qenë vonë.

Policia vijon hetimet për nxjerrjen e përgjegjësisë për sigurinë në pishinë.

I vetmi punonjës që ka qenë i pranishëm në çastin e ngjarjes ishte punëtori i shezlongëve, i cili ishte në ditën e parë të punës.

0 comment

You may also like

Leave a Comment