Home Kosovë Ramiz Lladrovci i shkruan Rudarit: Mos e neglizho virusin, se mua ke t’u ma…

Ramiz Lladrovci i shkruan Rudarit: Mos e neglizho virusin, se mua ke t’u ma…

by rks2008

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tashmë i infektuar me Covid-19, i shkruar ushtruesit të detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudarit, edhe ky i infektuar me Covid-19, që të mos e neglizhojë virusin.

Rudari përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se do të qëndrojë i izoluar në shtëpi për shkak të virusit.

Ndërkohë që i pari i Drenasit i ka thënë Rudarit “unë e neglizhova ke tuje ma lujte”.

“Nexhmi, ishall e kalon sa ma lehtë. Të lutem mos e neglizho se te qone oshte. Une e neglizhova ke tuje ma lujte…! Sherim te shpejte shoku!”, ka shkruar Lladrovci.

Lladrovci aktualisht është shtruar në spital para disa ditësh dhe vazhdon të jetë ende i shtrirë në QKUK, derisa të ketë rimëkëmbje të plotë.

Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, teksa pritet të qëndrojë edhe për disa ditë, tha për DrenicaSot, drejtori i Shëndetësisë në Drenas, Arsim Haxhiu.

Kujtojmë se Lladrovci javë më parë u infektua me koronavirus.

0 comment

You may also like

Leave a Comment