Home Kosovë Mjeku që kontrolloi sot të birin e Thaçit flet për gjendjen shëndetësore të tij

Mjeku që kontrolloi sot të birin e Thaçit flet për gjendjen shëndetësore të tij

by rks2008

Endrit Thaçi, i biri i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është trajtuar sot në Qendrën Emergjente në QKUK pas një aksidenti që ka pësuar në trafik.

Mjeku Naser Syla i cili ka qenë kujdestar në mëngjes, e që e ka kontrolluar Endrit Thaçin, ka thënë për Klan Kosova, se pacienti është pranuar me lëndime të lehta trupore dhe menjëherë është liruar për trajtim në shtëpi.

Nga Policia e Kosovës, Zëdhënësja për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se me aksidentin në rrugën Prishtinë-Ferizaj ku të përfshira kanë qenë tri vetura është duke u marrë Njësiti i Trafikut.

0 comment

You may also like

Leave a Comment