Home Kosovë Koronavirusi ia merr jetën edhe një polici nga Klina (FOTO)

Koronavirusi ia merr jetën edhe një polici nga Klina (FOTO)

by rks2008

Gegë Prenaj, pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka humbur sot betejën me koronavirusin, raporton Kosova ime.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali Kastriot Prenaj, familjar dhe koleg i të ndjerit.

“Sot ka ndërruar jetë kolegu dhe familjari im, Gegë Prenaj. Ka qenë i prekur me koronavirus dhe tash e një muaj ka qenë duke u trajtuar me oksigjenoterapi në Klinikën Infektive në QKUK”, ka thënë Prenaj.

Kujtojmë se, gjatë ditës së sotme ka vdekur edhe një pjesëtar tjetër i Policisë së Kosovës nga Prizreni, i cili dyshohet se ishte i infektuar me COVID-19.

0 comment

You may also like

Leave a Comment